Totaj për qeverinë: 400 milionë euro pagesa sociale na 2022-ta, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

Kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuat qeverinë e Kosovës për pagesat sociale që, sipas tij, veçse krijojnë varësi të qytetarëve te qeveria ndërsa varfëria nuk luftohet.

Ai tha se 400 milionë euro janë dhënë nga 2022-ta për pagesa e skema sociale ndërsa shteti dështon të krijojë mirëqenie për qytetarë.

Postimi i plotë:

Varfëria nuk luftohet duke e bërë qytetarin të varur nga qeveria.

Ndihma për familjet në nevojë është obligim i shtetit. Por kur një qeveri, pas pesë vitesh pushtet, vazhdon t’i ofrojë qytetarit vetëm ndihma të përkohshme, atëherë problemi nuk është më social. Problemi është ekonomik dhe politik.

Kosova sot ka më shumë largim të rinisë, më pak prodhim vendor dhe më shumë pasiguri për të ardhmen. Në vend të zhvillimit, po na servohet spektakël social sa herë afrohen zgjedhjet.

Siç thoshte ekonomisti Thomas Sowell:

“Sa më shumë njerëz të varen nga ndihmat e qeverisë, aq më shumë pushteti mbështetet te varësia sociale.”

Një shtet serioz nuk matet me sa para shpërndan, por me sa mundësi krijon. Debati nuk duhet të mbetet vetëm te pyetja “sa para po ndahen?”, por te pyetja shumë më e madhe: si po ndërtojmë një Kosovë që mund ta përballojë vetë mirëqenien e qytetarëve të saj.

ILUSTRIM:

Që nga viti 2022, qeveria e Albin Kurtit ka shpërndarë mbi 400 milion euro përmes pakove dhe pagesave sociale:

108 milionë euro në vitin 2022,

144 milionë në vitin 2023,

69 milionë në vitin 2024,

50 milionë në vitin 2025 dhe

30 milionë euro në vitin 2026

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit