Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia.
Shfaqja mbahet sonte, në ora 20:00, dhe hyrja për publikun është falas, raporton PrizrenPress.

Autor i veprës është Jeton Neziraj, ndërsa regjia është realizuar nga Blerta Neziraj.
Në kastën e aktorëve marrin pjesë: Adrian Morina, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj.
Shfaqja pritet të sjellë një interpretim artistik bashkëkohor me tematikë sociale dhe kulturore, duke tërhequr vëmendjen e artdashësve në Prizren./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
