27.6 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Haskuka: Krimi urbanistik në Prizren filloi në kohën e LDK-së, u zhvillua nga PDK-ja dhe u ndal nga VV-ja

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat me Lëvizjen Vetëvendosje për Prizrenin, Mytaher Haskuka, vlerëson se shumicën e premtimeve që ka bërë janë realizuar teksa në mandatin tjetër duhet bërë edhe më shumë punë.

“Gjatë këtij mandati kemi kry shumicën e premtimeve që i kemi bërë, tani është koha të bëjmë edhe më shumë. Në këtë aspekt ne i kemi pesë objektiva kryesore fillimisht të bëjmë Prizrenin kryeqytet të prodhimit dhe zhvillimit, shpallja e Prizrenit si zonë ekonomike – këtu janë disa procedura ligjore të cilat fatkeqësisht për shkak të asamblesë komunale nuk është përfunduar, krijimi i zyrës për koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, ndërtimi i infrastrukturës në zonën e industrisë së lehtë – ku këtu kemi hapur rrugës sipas planeve urbanistike dhe tash duhet të rregullohet edhe infrastruktura. Prizreni duhet të ketë një ndërmarrje publike-komunale si komuna e dytë më e madhja në Kosovë, do të përfundojmë unazën e brendshme të qytetit, krijimin e një tregu të gjelbër modern e shumë pika tjera të plan-programit”.

Haskuka teksa ka folur për planin urbanistik për Prizreni në “Edicionin Zgjedhor” deklaroi se krimi urbanistik në komunë filloi gjatë qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosoës, u zhvillua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u ndal nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne jemi marrë me mbi tre mijë e 200 lëndë nëpër gjykata pikërisht për shkak të qeverisjes së LDK-së dhe PDK-së duke dhënë leje ndërtimi pa vend. Kur e kemi marrë qeverisjen na kanë blloku – por krimi urbanistik ka filluar në kohën e LDK-së ka vazhdu në kohën e PDK-së dhe është ndalë në kohën tonë”.

“Ne i kemi 18 raste, disa raste kanë filluar në kohën e LDK-së, disa në kohën e PDK-së ku i kemi paditur për hekurudhat për shkak të shkeljeve që janë bërë në pronat e hekurudhave me lejën që kanë filluar kur qeveriste LDK-ja pastaj kanë vazhduar në kohën e PDK-së ndërsa neve [VV] na ka rënë barra që me u blloku procedura e tutje”, deklaroi Haskuka.

Më Shumë

Arkitekt Jusuf Xhibo angazhohet në restaurimin e Hamamit të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se po vijon faza e dytë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet...

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

BiCredit vazhdon të zgjerohet për t’ju shërbyer edhe më afër! Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi hapur pikën tonë të re në Prizren, për...

Lajmet e Fundit