14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Posta e Kosovës lëshon pullë postare dedikuar 80-vjetorit të Radio Prishtinës

Sot, më 5 shkurt 2025, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar një emision të veçantë pullash postare në nder të 80-vjetorit të Radio Prishtinës, mediumit të parë radiofonik në Kosovë.

Kjo pullë përkujton transmetimin e parë në Prizren më 1945, i cili, me kalimin e kohës, evoluoi në një institucion kyç të informacionit dhe kulturës në vend.

Pas disa vitesh, Radio Prishtina u zhvendos në kryeqytet, duke u bërë qendra kryesore e transmetimeve radiofonike. Me themelimin e Radio Televizionit të Prishtinës më 1974, ajo u integrua në një dritare të re informative dhe kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave vendore. Për dekada, ky medium ka qenë simbol i profesionalizmit dhe rezistencës kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse me botën.

Ky jubile është një moment reflektimi mbi kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe teknikëve që ndërtuan një trashëgimi të pasur mediatike. Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët të blejnë këtë pullë speciale, e cila përjetëson historinë dhe rëndësinë e Radio Prishtinës në zhvillimin e komunikimit dhe kulturës në Kosovë.

Më Shumë

Përballja verdhezi në Pejë: ‘Karagaçi’, arena e gjigantëve sonte

Në kuadër të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, në mesjavë zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Kjo përballje konsiderohet si derbi i...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit