Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat bindës 7:0.

Skuadra vendase dominoi plotësisht takimin, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit dhe duke e kurorëzuar sezonin me një paraqitje mbresëlënëse para tifozëve të saj, raporton PrizrenPress.

Protagonistët kryesorë të ndeshjes ishin Drilon Krasniqi dhe Gramoz Bajra, të cilët realizuan nga tre gola secili, ndërsa golin tjetër e shënoi Erand Bacaliu.

Asistet u regjistruan nga Caner Gzimi, Shpejtim Totaj, Oltion Duhlaku, Muhamet Krasniqi, Lorik Muhadri dhe Ragip Thaqi.

Për Drinin e Bardhë, ky ishte sezoni i parë në Ligën e Dytë, ndërsa skuadra debutuese arriti të mbajë ritëm të lartë gjatë gjithë kampionatit dhe të pozicionohet vazhdimisht në pjesën e epërme të tabelës.

Klubi falënderoi tifozët, donatorët dhe të gjithë mbështetësit për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë sezonit, duke e cilësuar këtë sukses si bazë për sfidat e ardhshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit