Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre të paautorizuar dhe duke rritur nivelin e sigurisë publike.

Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur më 25.05.2026, rreth orës 23:20, në fshatin Lubizhdë e Hasit, pas një denoncimi për të shtëna me armë.

Patrulla policore ka identifikuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se kishte shtënë gjatë një gazmendi familjar dhe ka dorëzuar vullnetarisht një armë me gaz të tipit “ZORAKI M”, një karikator, 28 fishekë dhe 8 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa provat materiale janë sekuestruar.

Rasti i dytë është regjistruar më 27.05.2026, rreth orës 23:15, në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Gjatë një kontrolli rutinë në një lokal, tek një i dyshuar është gjetur një pistoletë me këllëf, një karikator dhe 14 fishekë. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe garantimin e rendit e sigurisë publike./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit