14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Shoqata e Artistëve kërkon depolitizim të Teatrove të Kosovës

TKKShoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit, siç i quajnë ata, “dëshpëruese” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shqetësimi i tyre primar ka të bëjë me Konkursin dhe, në kuadër të tij, me procesin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, si dhe me disa nga zhvillimet e tjera, të tanishme dhe të mëhershme, në këtë teatër dhe në teatrot e tjera në Kosovë.

Kjo shoqatë ka mbajtur një takim në Teatrin “Dodona” në Prishtinë me moton “THUAJ JO POLITIZIMIT TË TEATRIT”.

Pas këtij takimi, anëtarët e SHATK kanë lëshuar një komunikatë për media, të cilën po e botojmë të plotë:

– Teatri Kombëtar i Kosovës, para se për krijmin e artit, vazhdon të përdoret dhe të instrumentalizohet për qëllime dhe përfitime individuale, grupore, klanore dhe politike;
– Teatri Kombëtar i Kosovës në vitet e pasluftës është shndërruar në një poligon të ndërhyrjes së vazhdueshme politike nga Ministria e Kulturës, si dhe nga ndividët dhe grupet e ndryshme klanore me mbështetje, anshmëri, apo përkatësi të caktuar politike;
– Përcaktimi i përbërjes së Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës bëhet nga Ministria e Kulturës, duke u bazuar mbi preferenca politike apo klanore dhe pa konsultime paraprake me komunitetin artistik;
– Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk i përfaqëson interest e mirëillta të komunitetit artistik;
– Konkursi për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka qenë një “konkurs” i manipuluar dhe në shërbim të individëve e të grupeve të ndryshme klanore me përkatësi të caktuar politike;
– Kandidati i favorizuar për Drejtor të Përgjithshëm, me punën dhe aktivitetin e tij të deritanishëm, nuk është pjesë përbërëse e komunitetit artistik, nuk është artist e as krijues i teatrit dhe, si i tillë, nuk njihet fare nga komuniteti artistik;
– Në vend se ta mbështesë punën, veprimtarinë, funksionimin dhe përpjekjet për konsolidimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministria e Kulturës në vazhdimësi, përmes favorizimit të individëve e të grupeve klanore, injorimit të artistëve të dëshmuar dhe krijimit të situatave artificiale konfliktuoze, e ka degraduar atë, nga një institucion artistik i përmasave kombëtare, në një institucion të parëndësishëm pa imazh dhe pa kredibilitet artistik;
– Ligji për Teatrot, në formën e tij ekzistuese, lë ende hapësirë për ndërhyrje politike të Ministrisë së Kulturës në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe të Kryetarëve të Komunave në teatrot e qyteteve;
– Për shkak të mungesës së mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare nga Ministria e Kulturës, teatrot e qyteteve, duke u bazuar në Ligjin për Teatrot, janë lënë në mëshirën e buxheteve të vogla komunale, me çka praktikisht është paralizuar dhe bllokuar pothuaj krejtësisht veprimtaria tyre krijuese;
– Në vend se ta mbështesë dhe ta stimulojë krijimin, ekzistencën dhe veprimtarinë e tyre artistike, Ligji për Teatrot i diskriminon në rrafshin financiar teatrot e pavarura, kompanitë teatrore dhe përgjithësisht skenën krijuese teatrore të pavarur e jashtë institucionale;

KËRKOJMË

1) Depolitizimin e plotë të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të rrjetit të teatrove të qyteteve me karakter institucional;
2) Anulimin e rezultateve të Konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës;
3) Dorëheqjen apo shkarkimin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës;
4) Përcaktimin e përbërjes së re të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të Këshillave Drejtues të teatrove të qyteteve në marrëveshje dhe në pajtim të plotë me komunitetin artistik;
5) Shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe, aty ku u ka skaduar mandati, edhe të drejtorëve të teatrove të qyteteve;
6) Përfshirjen e Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës në procesin e zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të Udhëheqësit Artistik dhe të drejtorëve të teatrove të qyteteve si garantim të një procesi fer e transparent.
7) Amendamentimin e Ligjit për Teatrot në të gjitha nenet e tij të diskutueshme dhe ndryshimin e tij në pajtim me kërkesat, nevojat dhe interesat e përgjithshme të komunitetit artistik.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës insiston në realizimin e menjëhershëm të kërkesave të mësipërme prioritare në pikat 2, 3, 4, 5 dhe 6, si dhe, në proces e sipër, edhe të pikave 1 dhe 7.
Mungesa e vullnetit për realizimin e këtyre kërkesave do t’i detyrojë artistët të shfaqin reagimin dhe pakënaqësinë e tyre në forma të tjera të ndryshme demokratike.

Kjo deklaratë i drejtohet:

Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës; Z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës; Z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës; Z. Memli Krasniqi, Ministër i MKRS-së; Kryetarëve të Komunave në të cilat veprojnë teatrot e qyteteve (Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren), përkatësisht: z. Shpend Ahmeti, znj. Mimoza Kusari – Lila, z. Lutfi Haziri, z. Gazmend Muhaxheri, z. Muharrem Svarqa, z. Agim Bahtiri dhe z. Ramadan Muja; Kryetarëve të partive politike parlamentare; Anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës; Anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport; Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës; Mediave të shkruara dhe elektronike vendore”.

Më Shumë

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit