NISMA nuk shqetësohet nga takimet e Thaçit, Mustafës dhe Haradinajt

Limaj Nisma rahovecNISMA për Kosovën nuk po shqetësohet për takimet që po ndodhin ndërmjet Thacit,Mustafës dhe Haradnianjt. Drejtues të këtij subjekti politikë thonë se këto takime janë jo politike dhe s’kanë ndonjë rëndësi te madhe.

Anëtari i kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Bilal Sherifi, ka thënë se takimet e liderëve të LDK-së, AAK-së dhe PDK-së në një lokal mbarëmë në Prishtinë dhe sot në “Darkën e Lamës”, nuk mund të cilësohen si takime politike.

Sherifi thotë se këto takime janë festive dhe sipas tij në çdo takim të tillë të ftuarit takohen mes vete edhe disa minuta.

“ Nuk mund të quhen fare takime këto. Janë thjeshtë të ftuar me një festë. Kështu ka qenë edhe mbrëmë, ashtu do te jetë edhe sot në Gjakovë. Ne nuk kemi asnjë frikë nga këto takime”, ka thënë Sherifi për Express.

Kurse, sa i përket mungesë së drejtuesve të Nismës në këto takime, Sherifi thotë se në njërën nuk kanë të ftuar derisa në tjetrën nuk do të marr pjesë pasi kanë angazhime tjera.

“ Në natën e mbrëmshme nuk kemi pas ftesa dhe normal pa ftesë nuk shkohet askund. Arsyen për mos ftesë e dine nikoqirët e organizmit. Kurse, për sot në “Darkën e Lamës”, kemi ftesa por nuk do të shkojmë pasi kemi disa takime nëpër degë të pastrisë”, ka thënë Sherifi për Express.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit