10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Abrashi kërkon unitet për veriun: Kosova s’do të dorëzohet

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka dënuar sulmet kundër Policisë në veri të vendit. Në seancës e Kuvendit, ai ka thënë se këto sulme janë terroriste të mbështetura nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet ndaj këtyre sulmeve duke kërkuar unitet nga gjithë spektri politik.

Abrashi policit të plagosur në veri i ka dëshiruar shërim të shpejt.

“Dje në mbrëmje është plagosur një polic. Të mërkurën ne lagjen e boshnjakëve janë hedhur dy bomba. Në katër komuna janë banda kriminale. Ata duan shtrirjen e kontrolli të Beogradit, ata duan mbajtjen e zgjedhje të Serbisë në Kosove sikur të ishte territori i tyre. Ata duan re vrasin e djegin. Prandaj sulmet ndaj institucioneve tona po shtohen. Sfida për të siguruar siguri është e pashmangshme”.

“Nuk do të dorëzohet Kosova, nuk do të dorëzohet veriu. Të gjithë duhet t`i dënojmë këto sulme. Pra, duhet të jemi unik. Nuk guxojmë të bëhemi pjesë e agjendave rrënuese ndaj shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit