22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Abrashi: Subjektet politike nuk po mund ta pranojnë faktin që zgjedhjet i ka fituar Vetëvendosja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se është problematike dhe traumatike për subjektet politike në Kosovë, fakti që LVV-ja ka fituar zgjedhjet.

Abrashi, në Debat Plus të RTV Dukagjini, tha se jo vetëm LDK-ja, por edhe subjektet tjera nuk po mund ta pranojnë këtë fakt, duke qenë se kjo fitore, këto negociata dhe formim i koalicionit janë standard tërësiht tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim në Kosovë.

“Nuk është fort problem as pozita e kryeparlamentarit këtu. Unë mendoj se subjektet politike të Kosovës, ende nuk po munden me pranu faktin që dikush tjetër ka fitu. Kjo është problematike për ta, kjo është traumatike. Nuk po flas vetëm për LDK-në, tash po e zgjeroj pak. Këtu ka të bëjë me fitoren e një standardi që nuk ka ndodh më herët. Ka të bëjë me një negocim të një forme që nuk është negociu ma herët”, tha ai, përcjell Telegrai

“Po ndërtohet një marrëdhënie që nuk është ndërtu ma herët. Sepse koalicionet janë ba për pesë minuta e dhjetë minuta më herët, me presione ndërkombëtare e të tjera. Këtu nuk po mundet me u kapërdi fakti që një proces i krijimit të Qeverisë, mundet me u ba në mënyrë transperente. Po flasim për një standar të ri”, tha Abrashi. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Ballkani mban kreun

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit