8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Adidasi mund t’i japë fund partneritetit me Kanye Westin mund t’i japë fund partneritetit me Kanye Westin

Adidas ka deklaruar se po e rishikon partneritetin e saj me reperin Kanye West, disa ditë pasi ai u shfaq me një bluzë ku shkruante “White Lives Matter” në Javën e Modës në Paris.

Kompania nuk e përmendi polemikën, por tha se “partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta”.

Reperi dhe stilisti u përgjigj në Instagram, duke pretenduar se firma i “vjedhi” dizajnet e tij, raportoi BBC-ja të premten. Ky postim tani duket se është fshirë nga reperi.

Adidas i tha BBC-së se kishte marrë vendimin për të vënë në shqyrtim partneritetin pas “përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën”.

Një zëdhënës i kompanisë gjermane të veshjeve sportive tha gjithashtu se “partneriteti Adidas Yeezy është një nga bashkëpunimet më të suksesshme në historinë e industrisë sonë”.

Në fillim të kësaj jave, Yeezy ai u kritikua pasi prezantoi një koleksion në Javën e Modës në Paris që përfshinte bluza me sloganin “White Lives Matter”.

Fraza “Black Lives Matter”, e cila përfaqëson kundërshtimin ndaj racizmit dhe brutalitetit të policisë, u përdor gjerësisht pasi George Floyd, një zezak i paarmatosur, u vra nga një oficer policie në Minneapolis në verën e vitit 2020.

Më Shumë

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit