Aferdita Dreshaj po kënaqet me të dashurinë e saj

Aferdita Dreshaj ttt888888888Pas projekteve të shumta që pati në Itali dhe Gjermani, modelja dhe këngëtarja nga Shkupi, Aferdita Dreshaj, po ia kushton vikendin të dashurit të saj, lojtarit të ragbit, Jakub Kindl. Ajo nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin social ‘Twitter’ ka treguar se po shijon vikendin ne Pragë me të dashurinë e saj, ku shiheshin në foto të dy bashkë.

“Enjoying my weekend with my love in Prague” (Duke e shijuar vikendin tim me të dashurin tim në Pragë) ishte mbishkrimi i modeles afër fotos. E si duket kjo lidhje po i pëlqen dhe po i zgjatë Afërditës, pasi që e dimë se lidhja me këngëtarin nga Maqedonia, Shpat Kasapin, nuk ishte e suksesshme. Ndoshta Afërdita po merret vesh më mire me amerikanët.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit