13.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

PDK-LDK e vlersësojnë pozitivisht procesin zgjedhor

PDK-LDK-logo14

Partia Demokratike e Kosovës thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me shtabet e saj nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe deri më tash, përpos disa problemeve teknike sporadike dhe të izoluara, si mungesa e sprejt dhe vonesat në hapjen e vendvotimeve, nuk është raportuar ndonjë rast që zbeh mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Përfaqësuesit e PDK-së në terren njoftojnë se zgjedhjet janë duke u zhvilluar në një klimë të qetë anembanë vendit dhe komisionerët janë duke bërë një punë shumë profesionale gjatë procesit zgjedhor, thuhet nëkumtesën e PDK-së.

 

Partia Demokratike e Kosovës, inkurajon të gjithë aktorët që garojnë në këto zgjedhje që të vijojnë me frymën e mirëkuptimit dhe qytetarisë, si dhe u kërkon të gjithë individëve që janë të përfshirë në administrimin e procesit zgjedhor që të punojnë me përkushtim dhe rigorozitet, që votimi të realizohet konform ligjit.

 

Partia Demokratike e Kosovës shpreh bindjen se Kosova ka arritur tashmë në një fazë pjekurie për sa i përket demokratizimit dhe cilësia e këtyre zgjedhjeve ka për të qenë një dëshmi e këtij fakti, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Edhe Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e vlerëson si të rregullt procesin zgjedhor deri në mesditë dhe e çmon përqindjen e lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

“LDK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Pjesëmarrja sa më e lartë e qytetarëve në zgjedhje e begaton këtë proces zgjedhor, i cili është jetik për të ardhmen e vendit dhe për perspektivën evropiane”, thuhet në deklaratën e Agim Veliut, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së .

“Ne i japim përkrahje të parezervë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor.
LDK-ja u jep përkrahje edhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore që po e ndihmojnë procesin dhe ju bën thirrje atyre që të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat zgjedhore, në mënyrë që zëri i sovranit të shkojë në vendin e vet”, ka thënë Veliu.

“Deri në mesditë ne nuk kemi të raportuar ndonjë incident që do të prishte imazhin e mirë të zgjedhjeve. LDK-ja do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë procesit zgjedhor”, ka thënë Veliu.

Më Shumë

Vedat Muriqi bëhet “tradhtar”? Sulmuesi drejt rikthimit në Superligën turke, por këtë herë jo më te Fenerbahce

Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur aventurën e tij në La Liga dhe është shumë pranë një rikthimi në Superligën turke — kampionatin...

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit në autostrada

Policia e Kosovës bën të ditur se edhe të shtunën për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do...

Lajmet e Fundit