14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Përmeti kujton Sami Frashërin

SamiuFrasheriNë kuadër të 164-vjetorit të lindjes dhe 110-vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit, data që bien të dyja brenda muajit Qershor, Bashkia Përmet ka shfaqur në qendër të këtij qyteti dokumentarin e realizuar në Top Channel, nga gazetari Marin Mema, me titull “Sami Frashëri, historia e panjohur e dijetarit shqiptar”.

Në dokumentarin e përqendruar në Stamboll të Turqisë, ku Samiu jetoi që në rini e deri në vdekjen e tij, trajtohet e plotë figura e patriotit dhe rilindasit, kontributi i jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme, ashtu siç zbulohet edhe figura e djalit të tij, themelues i klubit më të madh të futbollit në këtë vend, Galatasaray-t.

Në të njëjtën kohë, dokumentari ka sjellë edhe dëshmitë e pasardhësve, që ende jetojnë në Stamboll.

Me këtë rast është organizuar edhe një takim me nxënësit më të dalluar të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet, ku është diskutuar për figurën dhe veprën e tij.

“Sigurisht, në çdo 25 Maj, që përkon me ditëlindjen e Naimit, ne shkojmë në pelegrinazh në Frashër. Pavarësisht se jam një administrator lokal, unë i përkas edhe grupit të politikës, e megjithatë duhet t’i shikojmë gjërat nga aspekti i administrimit, ne shkojmë e përpiqemi ndoshta pa sukses, t’i imponojmë si shoqëri politikës se çfarë duhet bërë për vëllezërit Frashëri”.

“Mendoj se ka ardhur koha të kërkohet sjellja e eshtrave të Sami Frashërit dhe familjes së tij, që prehen në varrezat e Stambollit. Të sillen siç u bë me eshtrat e dy vëllezërve të tij, Naimit më 2 Qershor 1937, dhe Abdylit më 19 Mars 1978”, tha kreu i Bashkisë së Përmetit.

“Ajo që mua më vjen keq, është raporti që ne ngremë me identitetin tonë kombëtar, raporti që ne mbajmë me figurat tona kombëtare. Ndërkohë që ato duhet të jenë lidhëza jonë, jo thjesht me të shkuarën, por edhe me të ardhmen. Ne nuk mund të pretendojmë të ngrejmë një të ardhme, pa pasur më parë dhe pa ruajtur lidhjen me të shkuarën”, u shpreh gazetari Marin Mema.

Kryetari i Bashkisë Përmet ka theksuar, gjatë fjalës së tij, se do të nisë kontaktet për të risjellë në Përmet e në Frashër pasardhësit e sotëm të frashërllinjëve, ashtu siç do të kërkohet një binjakëzim mes gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet dhe atij në Stamboll.

/ Top Channel

Më Shumë

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima...

1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan një memorandum...

Lajmet e Fundit