6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“Agroniada”, një album koreografik për mjeshtrin Agron Aliaj

AgronAliaj-koreografMjeshtri i koreografisë shqiptare Agron Aliaj, u nderua me një mbrëmje gala në Teatrin e Operës dhe Baletit. Mbrëmja gala “Agroniada” nën drejtimin e koreografit Arian Sukniqi, ishte si një album koreografik nga krijimtaria e zgjedhur e mjeshtrit Aliaj.

Koncerti me rastin e 80-vjetorit të koreografit Aliaj, u drejtua nga dirigjenti i njohur Eno Koço, i cili me jo pak emocion kujtoi bashkëpunimin dhe njohjen prej 50 vitesh me mjeshtrin Agron Aliaj. Por dhe solistët e TKOB e vlerësojnë Aliajn si profesor, koreograf dhe artist i papërsëritshëm i skenës shqiptare, shkruan Sotnews.

Ndërkaq që studiuesi Albert Janku, e cilëson koreografin Aliaj, si mik të ëngjëjve e për këtë i referohet një vepre të Kadaresë. Në këtë mbrëmje, solistët dhe trupa e baletit sollën pjesët me pikante të krijimtarisë së koreografit Aliaj si “Shopen”, “Mjelma e zezë”, “Ëndrra dashurie”, “Arrëthyesi”, “Zhizel”, “Vdekja e mjelmës”, “Fausti”, “Lumi i vdekur” dhe “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit