11.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Aksidentohet zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj

Sot rreth orës 7:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në Vërmicë ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë 10 vetura, në mesin e të aksidentuarve është edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, raporton Gazeta Express.

Nga ky aksident që besohet se ndodhi nga mjegulla e dendur si dhe nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, u lënduan nëntë persona.

Gazeta Express mëson se në aksident është përfshirë edhe vetura zyrtare ku zv.ministri Naim Qelaj ishte në ulësen e pasagjerit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Lajmet e Fundit