Aulona Muhadri shpallet MVP: 12 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime në fitoren e Bashkimit

Aulona Muhadri ka qenë lojtare kyçe në fitoren e Bashkimit ndaj Penzës në derbin e xhiros së 14-të të Superligës së Femrave. Kampionet siguruan një fitore të rëndësishme me rezultat 80:72, duke forcuar pozitën e tyre në krye të tabelës, përcjell PrizrenPress.

Muhadri shkëlqeu në parket me 12 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime, duke u shpallur MVP e ndeshjes. Performanca e saj ishte vendimtare për fitoren e Bashkimit, i cili tashmë numëron 13 fitore dhe vetëm një humbje këtë sezon.

Me këtë paraqitje, Bashkimi konfirmon dominimin e tij në kampionat, ndërsa Muhadri vazhdon të dëshmojë vlerën e saj si një nga lojtaret më të rëndësishme të skuadrës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit