9.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Aksion në Prizren/ Kapen hajnat e grabitjes së armatosur

Një aksion i policisë i zhvilluar në disa fshatra të Prizrenit ka rezultuar me arrestimin e hajnave që po kërkoheshin për një rast të grabitjes.

bëhet fjalë për grabitjen e armatosur të kryer në marketin ‘Lanti-B’ në rrugën ‘Besim Shala’, në Prizren.

Pas më shumë se një muaji në arrati, policia ka arritur t’ua vë prangat katër të dyshuarve që terrorizuan punëtorët e këtij biznesi dhe vodhën shumën e të hollave prej 600 eurove.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se arrestimi i të dyshuarve erdhi pas bastisjeve që u kryen në lagjen ‘Bajram Curri’, Dobrusht dhe Vlashnje, gjatë ditës së premte.

Përveç që u kapën të dyshuarit, Hetimet Rajonale kanë gjetur prova që dëshmojnë përfshirjen e tyre në rast.

Gjatë aksionit që u zhvillua në këto lokacione, Sinjali mëson se u gjetën veshmbathjet e të dyshuarve, të cilat i kanë pasur të veshura gjatë kryerjes së grabitjes dhe ndërlidhen me pamjet e siguruara për rastin.

Por si ndodhi rasti?

Më 13 qershor ka publikuar detajet e grabitjes. Ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor rreth orës 21:30 në marketin ‘Lanti-B’ në rrugën ‘Besim Shala’ në Prizren.

Punëtorët e marketit kanë qenë duke punuar kur janë ballafaquar me të dyshuarit e maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur që të marrin rreth 600 euro nga arka.

Pasi kryen këtë veprim, hajnat kishin ikur nga vendi i ngjarjes për një drejtim të panjohur.

 

Më Shumë

Hera e parë në historinë botërore të Ballkanit që fitojnë të gjithë!

 Rexhep Hoti E dijshmja dhe vlera për shqiptarët ka kohë – shekuj, që është faktor i huaj përballë interesave të tyre kolektive. Duke mos qenë...

Qeveria huazon mbi 25 milionë euro nga kompania gjermane për përmirësimin e sistemit energjetik

Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar huazimin e 25.5 milionë euro nga kompania KfW, Frankfurt Am Main, për përmirësimin e sistemit energjetik. “Kërkohet huazim...

Lajmet e Fundit