6.9 C
Prizren
E diel, 23 Shkurt, 2025

Alarm dhe mesazh – gjeopolitika po rikthehet!!!

Haxhi Ferati

U deshën plot 130 vite rrugëtim të evoluimit dhe zhvillimit të mendimit gjeopolitik, përkatësisht evoluimit të teorisë dhe praktikës gjeopolitike. Ishte viti 1895 kur studiuesi i shkencave politike, suedezi Rudolf Kjellen, i pari e futi në përdorim shprehjen ‘gjeopolitik’, duke i zgjeruar dhe thelluar idetë dhe pikëpamjet e mësuesit të tij, gjermanit Friedrich Ratzel, studiues nga fusha e gjeografisë politike. Përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, mendimi gjeopolitik pati periudhat e lulëzimit dhe ngritjes, por edhe ato të transformimit dhe rënies së saj.

Studiuesi Joshua Goldstein theksonte se gjeopolitika, si në rrafshin teorik ashtu edhe atë praktik, e ka pasur raportin midis territorit – hapësirës dhe politikës si fuqi ndikimi. Territori në praktikë është parë dhe kuptuar si hapësirë jetike për njeriun, që përherë duhet ushqyer për t’u zgjeruar ose për t’u begatuar. Për këtë arsye, territori është konsideruar si mollë sherri dhe burim i shumë konflikteve dhe luftërave në botë.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, për një kohë të shkurtër, pikërisht në momentin kur filluan të rriten shpresat për kthimin dhe forcimin e paqes si kundërpërgjigje ndaj forcave të luftës, botën sërish e kaploi frika dhe tmerri me kërcënime të larta, përfshirë edhe ato nukleare. Kërcënimet ndaj paqes globale arritën kulmin pas invadimit rus mbi Ukrainën dhe luftës në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe arabëve. Nga këto ngjarje u trondit bota dhe u kaplua nga ethet e mëdha të frikës, pasi që u vu në pikëpyetje edhe ekzistenca e racës njerëzore. Këto ishin ‘Ethet e para gjeopolitike’, pasi që në thelb ishin luftëra për territore, që në realitet ishin “Alarm, se epoka e gjeopolitikës po rikthehet”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Pyetja e madhe: A po rikthehen ‘ETHET GJEOPOLITIKE’ me Donald Trumpin?

Me fjalët inaugurues të Donald Trump-it në pozitën e Presidentit të SHBA-ve: ‘Epoka e Artë e Amerikës fillon tani!’, ‘Që nga ky moment, rënia e Amerikës përfundoi’ apo ‘Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën të Madhe sërish’, dhe shumë të tjera, u promovua edhe ndryshimi i politikave amerikane.

Çrregullimi dhe kaosi gjeopolitik, që kohëve të fundit e ka kapluar botën si rezultat i gjeopolitikave të brishta, realisht e ka tronditur botën dhe ka imponuar si domosdoshmëri një rishikim të ‘Fizibilitetit (qëndrueshmërisë) Gjeopolitik Global’. Rishikimi i plotë, për shkak të kompleksitetit, thuajse është i pamundur. Megjithatë, një rishikim i këtij fizibiliteti duhet bërë patjetër për t’i korrigjuar dhe plotësuar lëshimet dhe defektet që janë lënë të ngrira dhe mund të shndërrohen në burim të konflikteve dhe luftërave, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.

Nisur nga fakti se çështja më madhore dhe ende e pazgjidhur mbetet një problem gjeopolitik, që mund të përfshihet nga ethet gjeopolitike, s’ka dyshim se këto ‘ethe gjeopolitike’ e kanë përfshirë dhe do ta përfshijnë gjithë gjeohapësirën shqiptare. Edhe pas 100 vitesh, ajo nuk po arrin të konsolidohet, për fajin e të tjerëve, por edhe më shumë për fajin tonë, gjë që edhe sot po duket me sjelljet tona politike ndaj realitetit të ri gjeopolitik.

Deshëm apo nuk deshëm ne, rrethanat e krijuara dhe ato që do të krijohen, të ndikuara nga ndryshimet në politikat amerikane, do të sjellin rirreshtime të reja gjeopolitike pas ndryshimeve rrënjësore në politikat amerikane me ardhjen e Presidentit Donald Trump.

Aktualiteti global gjeopolitik, me ndryshimet në politikat e SHBA-ve, sado që shumë gjëra mbeten për t‘u parë më vonë, duhet analizuar dhe kuptuar si një mesazh i qartë për të rishikuar pozicionet globale gjeopolitike të vendeve në prag të rirreshtimeve të reja gjeopolitike, mbi të gjitha pozicionet gjeopolitike të gjeohapësirës shqiptare.

Apel dhe mesazh me interes kombëtar: “Këndjelluni dhe Zgjohuni Shqiptarë! Bashkohuni e afrohuni njëri me tjetrin, dëgjojeni dhe duajeni njëri-tjetrin, se jeni një gjak, nga një dhe që ju ka krijuar. Vetëm të bashkuar vleni, e kurrsesi të përçarë. Ta bëjmë të pakuptimtë mosbashkimin! Me sjelljet dhe qëndrimet tona, t’i tregojmë botës se jemi pjekur për t’u bashkuar pa e rrezikuar askënd.”

Alarmi gjeopolitik po bie, GJEOPOLITIKA po kthehet! Përplasjet për territore midis shteteve e kombeve në Rajonin e Ballkanit, dhe me të edhe në gjeohapësirën shqiptare e më gjerë, për një kohë do të pasojnë – me gjasë edhe me luftë të armatosur si mjet. Nëse nuk e dëgjojmë këtë alarm, nuk afrohemi, nuk përgatitemi dhe nuk mobilizohemi si një trup për t’u përballur me sfidat që na presin, kostoja do të jetë e shtrenjtë dhe e pariparueshme.

Bota intelektuale e kohës së rilindasve, në kushte shumë më të vështira, gjeti forcë e mendje dhe ndërtoi programe e dokumente të ngjashme, duke u ngritur si një Avangardë Kombëtare, gjithnjë me synim për të çuar përpara aspiratat kombëtare. Sot, kur mundësitë janë më të mëdha, kur kemi institucione të larta akademike, ideja e bashkimit nuk duhet të zbehet.

Disa orientime strategjike të politikave amerikane të Trump-it:

Rikonfigurimi i politikave strategjike duke i kthyer ato nga vetë interesi strategjik amerikan.

Rishikimi dhe plotësimi i procesit të rikonfigurimit gjeopolitik të pjesës tjetër të botës.

Përpjekja për ndaljen e luftërave dhe forcimin e paqes në botë.

Qëndrimi se Amerika nuk do ta mbrojë Evropën në rast sulmi rus.

Përjashtimi i mundësisë së dërgimit të trupave amerikane për të ruajtur paqen në Ukrainë.

22.02.2025.

 

Më Shumë

Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Parë. Tifozët vendas hyjnë...

Rita Ora: Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka uruar adhuruesit e...

Lajmet e Fundit