8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Ambasada kryesore, pa staf

flamuri i kosovesRepublika e Kosovës që disa muaj e ka lënë të vetëm ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismajli. Ambasada më e rëndësishme e Kosovës në botë, siç është cilësuar nga krerët e Kosovës në inaugurimin e saj, aktualisht nuk ka asnjë personel të stafit diplomatik, përveç ambasadorit. Aktualisht Kosova më shumë ka diplomatë në Çeki e Maqedoni sesa në shtetin më me interes për Kosovën, shkruan Tribuna.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, që muajve të fundit kanë qëndruar në SHBA, kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar që Ambasada e Kosovës në Uashington ka mbetur pa staf diplomatik.

“Ishim delegacion i lartë dhe kishim shumë takime me rëndësi. Ka ndodhur që në të njëjtën kohë disa zyrtarë nga Kosova të kishim dy takime me delegacione të ndryshme”.

“Në këtë rast, ambasadori Ismajli shkonte në njërin takim me një pjesë të delegacionit, ndërsa në takimin tjetër, ishim vetëm ne, pa përfaqësues të Ambasadës. Kjo na ka bërë të ndihemi keq në takim me miq tanë amerikanë sepse na kanë pyetur gjatë prezantimit se kë e keni nga Ambasada dhe ne është dashtë të simulojmë arsye banale”, ka thënë zyrtari i lartë i Qeverisë së Kosovës me kusht anonimiteti.

Më Shumë

Ylli fiton në Gjakovë 

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 72:77 (21:19, 11:21, 18:13, 22:24), në javën e gjashtë...

Mot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit