8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Amnistia kërkesë amerikane

Bekri S. MurselajBekri S.Murselaj

Në ditët e fundit zhurma e madhe që është bërë në institucionet qëndrore të vendit, për miratimin e Ligjit për Amnisti, si duket se nuk do të zgjas shumë kjo zhurmë, sepse të enjten do të mbaron me miratimin e këtij ligji.

Edhe një herë si në rastin e zgjedhjes së Presidentes Atifete Jahjaga, që ishte përzgjedhje e SHBA-ve, edhe miratimi i këtij ligji është kërkesë e SHBA-ve, duke përcjellur mesazhin te institucionet vendore përmes zëvendës ndihmësit amerikan Riker.

Kërkesa amerikane drejtuar institucioneve tona, mban “dy anë të medaljes në vete” e para është se me këtë ligj po favorizohen edhe më tepër institucionet e ashtuquajtura legjitime serbe, dhe ana e dy e kësaj “medaljeje” qëndron në nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel, nga delegacioni ynë, që çdo herë këto marrëveshje i kanë cilësuar si të favorshme për Kosovën.

Riker në Prishtinë kritikon deputetët e Kuvendit të Kosovës , për mos miratimin e ligjit në fjalë, por kur është pyetur për formimin e Kuvendit të Zveçanit nga serbët e Kosovës, ai e ka ndërlidh situatën me kundërshtimet e shumta që kanë bërë serbët në atë pjesë.

Por ajo çka e shqetëson popullin e Kosovës, qëndron se nuk do të ketë kush t’i ndjek ata që bënë krime gjatë luftës dhe pas luftës, që njëkohësisht askush edhe deri më tani nuk iu ka prish “tymin e duhanit” këtyre.

Pakënaqësinë e popullit në këtë rast nuk i marrin në konsideratë institucionet tona legjitime që njëkohësisht për ne vendosin të tjerët. Por ajo çka mbetet shqetësuese në këtë rast është deklarata zavendës ndihmësit amerikan, që citon se nuk do të ketë amnisti të madhe.

Por këtu tash lind pyetja sesa amnisti do të ketë, për njerëzit e kërkuar? Kur e dimë se liria për këta njerëz ka qenë mëse e tepruar në përjashtim të disa rasteve të caktuara kur kinse janë hetuar disa.

Ky ligj vetëm sa do t’i çliroj edhe më tepër ata njerëz që e kanë ndihet veten të frikuar për të bëmat e tyre.

Sipas diplomatit amerikan ligji që do të miratohet nuk do të ketë ndonjë përpasi për ata që kanë bërë vepra kriminale, por këtu vlen të citohet një thënje e urtë popullore se: “kur nuk është maçoku minjtë bëjnë darsëm” kështu pra, do të sherbejë edhe ky ligj për ata njerëz që gjithmonë do të jenë gojëhapur dhe dorë shlirë për veprimet e tyre.

Pra, miratimi i ligjit për amnisti është një çlirim i dytë për ta.

Me këtë rast Kosova po çliron uzurpuesit e saj të pas luftës duke mos përjashtuar nacionalitetin e tyre por dhe veprimet e tyre.

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit