Ndriçimi publik rritë sigurinë në Rahovec

Rahovec-ksbrKëshilli për Siguri në Bashkësi në Rahovec, vlerësoi të marëtn se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile.

Kryetari i komunës Smajl Latifi, tha se në bazë të raporteve ditore që merr nga Policia e Kosovës, gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunë është e qetë dhe stabile. “Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar asnjë incident ndëretnik, por edhe rastet tjera të cenimit të rendit e të qetësisë publike, që do të ndikonte në sigurinë e qytetarëve”, tha Latifi.

Ai kërkoi që Policia e Kosovës të jetë më e angazhuar gjatë sezonit të pushimeve verore të bashkëvendësve tanë, të cilët kthehen për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, kapiten Fazli Morina, informoi se situata e sigurisë në Rahovec është e qetë dhe stabile. “Përjashtuar një rasti të zhdukjes së një personi nga fshati Ratkoc, i cili më pas është gjetur i vrarë në Samadraxhë të Suharekës, ndërsa i dyshuari për kete vrasje është arrestuar, nuk ka pasur ndonjë shqetësim për sigurinë në komunën e Rahovecit”, tha Morina.

Për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe të bizneseve komandanti Morina, propozoi që në disa zona të qytetit të vendosen kamerat vëzhguese, pasi që vendosja e ndriçimit publik në qytetet e ka rritur mundësinë e mbikëqyrjes. Po ashtu ai kërkoi sqarime lidhur me miratimin e rregullores komunale për auto-bartësen, ku policia duhet të ketë rol kryesor për zbatimin e saj.

Beqir Hamza, shef i sektorit për Emergjenca në Rahovec njoftoi mbi gjendjen e intervenimeve të zjarrfikësve në terren. Ai tha se në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar ka 50% më pak zjarre dhe aksidente rrugore.

“Ka pasur disa intervenime në rastet e vërshimeve në disa zona të komunës, por nuk ka pasur pasoja në njerëz. Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit është në gjendje mobile për të përballuar zjarret eventuale në fusha dhe pyje”, tha Hamza.

Anëtar i KKSB-së, Ali Hoxha, propozoi që për arsye të rritjes së sigurisë së qytetarëve në disa zona të qytetit të vendosen disa llamba për ndriçim të rrugëve, pasi që rreziku nga qentë endacak në këto rrugica është i madh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Lajmet e Fundit