6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Analistët: Riformatimi i Qeverisë, proces i dështuar

Njohësit e rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj dhe Artan Muhaxhiri, janë shprehur të pakënaqur me ndryshimet brenda kabinetit qeveritar.

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani nuk ka pasur ndryshime thelbësore në Qeverinë e Kosovës, por vetëm akomodim të figurave partiake dhe interesave individuale. Sipas Mushkolajt e Muhaxhirit, riformatimi në përgjithësi ka qenë një proces i dështuar.

“Kohën e fundit zëvendësministrat janë liruar nga pozitat kryesisht për të kandiduar për kryetarë komunash. Këto lëvizje nuk kanë të bëjnë fare me riformatim. Janë lëvizje taktike të partive në koalicion. Përndryshe, riformatim thelbësor nuk ka pasur. Lëvizjet që kanë ndodhur kanë pasur më tepër të bëjnë me akomodimin e figurave partiake dhe interesave individualë sesa që janë bërë me qëllim përmirësimin e qeverisjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani nuk ka pasur riformatim thelbësor të Qeverisë. Sipas tij, çështja e riformatimit ka qenë një lloj joshjeje për t’i plotësuar apetitet e strukturave partiake. /Epoka e re

Më Shumë

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit