16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

ANIBAR nis të premten

Anibar-afterpartyEdicioni i katërt i festivalit të filmit të animuar Anibar do të filloj me datë 09 Gusht 2013, me një ceremoni hapëse e cila do të fillojë në orën 22:00 në një ambient të hapur të Kino Urban (ish kompleksin rinor Kosharka) në qendër të Pejës.

Në natën hapëse do të ketë mysafirë dhe të ftuar nga Kosova dhe vende të tjera duke përfshirë disa nga regjisorët e filmave që janë pjesëmarrës të këtij edicioni të festivalit. Programi i shfaqjes së filmave do të fillojë në Kino Jusuf Gërvalla nga ora 12 dhe 14. Nga ora 20 fillon program me filmat që do të shfaqen në dy kinematë: “Kino Urban” dhe “Kino Liqeni” në parkun e qytetit. Orari tjetër i transmetimit të filmave është nga ora 22 në dy kinematë; në këto dy kinema do të shfaqen edhe programet speciale. Përveç shfaqjes së filmave gjatë ditëve të festivalit nga ora 16:00 deri 18:00 do të organizohen “Talks” apo diskutime me regjisorët e filmave pjesëmarrës në festival.

Gjatë festivalit do të ketë edhe një “Workshop” nga Andrea Martignoni; Workshop do të fokusohet në zërimin e animacioneve. Gjatë Workshop-it, pjesëmarrësit do të zhvillojnë ide për krijime të muzikës së filmave të shkurtër.

Pas përfundimit të shfaqjes së filmave, çdo natë përgjatë festivalit mbrëmjet do të vazhdojnë me muzikë live nga DJ dhe grupe muzikore nga Kosova dhe rajoni si:

Bll blla blla…(MK), Dj – Florent V. (KS), Hurmët (KS), Dj – Sapton (KS), Dj Milot B. (KS), Dj Nani Killa (KS), Dj Mdosse (Fin), Dj Uran B.(KS), Dj Adriatik (KS), Dj Toton (KS), Dj Dardan R. (KS), Mr.Rez Feat. Young Zerka (MC) – Lens Natty Culture (guitar show) (AL)

Juria për kategorinë internacionale përbëhet nga Nik Phelps nga Belgjika, Andrea Martignoni nga Italia; të dy janë animatorë dhe kompozitorë të kolonave zanore të filmave të animuar; anëtari i tretë i jurisë internacionale është Ilir Kaso nga Shqipëria- animator dhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Tiranë.

Kategoria Ballkan dhe Student ka një juri të vetme (do të ndahen çmime ndaras për të dyja kategoritë). Kjo Juri përbëhet nga Mohamed Ghazala – një artist i filmave të animuar, themelues dhe drejtor i Shoqatës internacionale të filmave të animuar ASIFA në Afrikë dhe në Arabi me bazë në Egjipt, dhe anëtar i bordit të ASIFA; Fatmir Gjevukaj- një artist shqiptar që ka jetuar në Amerikë dhe është ligjërues në Gemini School of Visual Arts në Texas; dhe Krunoslav Jovic – një animator nga Serbia që ka fituar shumë çmime për Animacion.

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit