12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Hoxhaj: Kosova do të jetë përherë shtet laik

Hoxhaj-programi_verorMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në hapje të programit veror mbi “Fenë dhe politikën e jashtme”, ka thënë se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi tri parime politike, që janë njëkohësisht edhe tri shtyllat e tij: demokracia, multietniciteti dhe sekularizmi. Shkarko me rezolucion më të madh.

Para studentëve dhe ligjëruesve pjesëmarrës në këtë program, ku do të shqyrtohet roli i fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz, të organizuar nga Fondacioni “Tony Blair Faith Foundation” dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ministri Hoxhaj ka folur për rrugën e Kosovës drejt krijimit të shtetit dhe parimet kryesore të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Hoxhaj tha se konflikti shekullor rreth Kosovës nuk ka qenë asnjëherë konflikt në baza religjioze, porse etnia dhe identiteti kanë qenë determinuesit e tij.

“Konflikti po ashtu nuk ka qenë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve brenda Kosovës, por një konflikt ndërmjet Serbisë si shtet me pretendime hegjemoniste në Ballkan dhe shumicës shqiptare për identitet dhe aspiratën për liri dhe pavarësi politike”, tha Hoxhaj.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, po ashtu theksoi se sot shteti i Kosovës është ndërtuar mbi tri parime politike, që janë edhe tri shtyllat e tij: demokracia, multietniciteti dhe sekularizmi.

“Këto parime janë parametrat e qenësisë dhe karakterit të shtetit të Kosovës. Sa i takon parimit të tretë, shoqëria jonë ka qenë çdoherë sekulare dhe shteti jonë do të jetë çdo herë laik”, ka thënë ministri Hoxhaj, para pjesëmarrësve në hapje të programit veror mbi “Fenë dhe politikën e jashtme”.

Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foundation” dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Balkan Institute dhe Universitetin e Prishtinës kanë nisur një program veror dy-javor mbi “Fenë dhe politikën e jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, që do të zgjasë deri më 17 gusht. Programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukraina. Ekspertë të njohur do të ligjërojnë në kuadër të një programi të larmishëm që mbulon tema si feja në kontekstin e rindërtimit post-konfliktuoz dhe rolin e fesë, kulturës dhe identitetit në Ballkan. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Shtatorja e Tahir Sinanit përurohet në Bajram Curr

Përfaqësues politik të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur...

Lajmet e Fundit