8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Anulohet seanca gjyqësore në rastin e “Burdushit”, prokurorja në udhëtim zyrtar

Për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit, është anuluar seanca e paraparë për të hënën, në rastin ku Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje.

Nga zyra e gjykatësit Lutfi Shala, për “Betimi për Drejtësi”, kanë bërë të ditur se prokurorja përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se gjendet me një udhëtim zyrtar, për çka nuk mund të jetë e pranishme në seancë.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 5 gusht 2021, në ora 09:30.

  1. Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar e së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, e ka bërë ndonëse nuk kishte kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse.

Prokuroria po pretendon se Peqani e kishte bërë një gjë të tillë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3,000 euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpëlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Më Shumë

Vdekja misterioze e 28 vjeçarit kosovar në hotel “Rogner”, flet babai i tij: Në ambulancë ishte gjallë, menduam mos e ka mbytur dikush

Pak ditë më parë një 28-vjeçar Ajdin Mustafi, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga kati i pestë te hotel “Rogner”. Shkak u bënë kangjellat e...

Haradinaj në Suharekë: Bali Muharremaj, adresë e dëshmuar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video deklarate nga Suhareka, ka thënë se Bali Muharremaj është adresa e dëshmuar...

Përkujtohet në 141-vjetorin e lindjes atdhetari, Çerçiz Topulli

Si sot, 141 vjet më parë lindi atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli. Mësimet e para Topulli i mori në qytetin...

22 vjet nga themelimi i TMK-së

Sot bëhen 22 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i...

78 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 78 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për...

Malisheva dhe Feronikeli për vazhdimësi të rezultateve të mira, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Feronikeli janë përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së pestë në BKT Superligë. Dy skuadrat e kanë nisur mirë deri më tani,...

Ngjarja e paralajmëruar për sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave...

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield. Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore...

Vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinje. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë...

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet në Prizren

21.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. Nga TS 35/10k(20)kV Dikanca o të ndërprehet: LP 10kV Radesha (kodi: 30037006) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet:...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia e Kosovës dje rreth orës 23:40 në Prizren ka arrestuar personin me inicialet B.K., pasi i njëjti ishte në listën e personave të...

Shkëndije Muja i reagon hoxhës i cili tha se njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Këngëtarja e njohur për publikun, Shkëndije Muja ka reaguar ndaj hoxhës Irfan Salihu i cili është shprehur se “njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”. Në një...

Vetëvendosje, LDK-së në Prizren: E keni humbur logjikën bashkë me besimin e qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren thotë se LDK-ja në këtë qytet, dje shpifi rreth “keqpërdorimit të buxhetit të Komunës” . Sipas  LVV-sw, LDK-ja përmes reagimit shpërfaqi...

Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 400 milionë euro duhan

Rreth 3000 mijë tonë duhan, ne vlerë mbi 400 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti. Të dhënat...

8 903 raste aktive me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me...

Haskuka viziton kandidaten për asambliste, Dafina Alishani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, Mytaher Haskuka vizitoi kandidaten për asambliste Dafina Alishani dhe familjen...

Lajmet e Fundit