15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Arbër Rexhaj: Dokumentet nuk i morëm nga i akuzuari Abdullah Thaçi

Në gjykimin kundër Abdullah Thaçit i akuzuarit për zbulim të fshehtësisë zyrtare, të hënën vazhdoi dëshminë Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dëshmitari Rexhaj sërish para trupit gjykues dëshmoi se i akuzuari Abdullah Thaçi nuk i kishte ofruar Lëvizjes Vetëvendosje dokumentet me të cilat Vetëvendosje kishte ngritur kallëzimin penal.

“Ne këto dokumente, direkt siç thotë avokati nuk i kemi marrë nga Abdullah Thaçi, ato i kemi gjetur si zakonisht ashtu siç gjejmë edhe dokumente të tjera, pranë zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Në pyetjen e të akuzuarit se a kanë qenë të nënvizuara transaksionet e pranuara nga Vetëvendosje, dëshmitari tha se nuk i kujtohej që në momentin e pranimit të kenë qenë të nënvizuara.

“Më duket se kur kanë ardhur dokumentet prej sekretarit… më duket se kanë qenë të bardha, të paprekura”, shtoi Rexhaj.

Përfaqësuesi i autorizuar i bankës, avokati Florin Vërtopi, e ka pyetur dëshmitarin nëse ka shkëmbyer sms me të akuzuarin Abdullah Thaçin, por ai tha se nuk i kujtohet.

Avokati Vërtopi e njoftoi trupin gjykues se vendimi nga seanca e kaluar që prokurori të sjellë kallëzimin penal nuk është realizuar.

“Edhe tani kërkova nga prokurori i shtetit, i cili e zëvendëson prokurorin e çështjes, mirëpo ky vendim nuk u realizua, kuptohet për arsye se prokurori zëvendësues nuk ka pasur mundësi që ta përgatit lëndën”, tha ia.

Trupi gjykues mori vendim me të cilin e obligoi prokurorinë që në afat prej tre ditësh t’ia sjellë trupit gjykues materialin e kërkuar, si dhe dokumentacionin me të cilin ishte ngritur kallëzimi penal. Gjithashtu, trupi gjykues vendosi që kjo dosje të kërkohet nga zyra qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë si dhe në zyrën e saj në Prizren.

Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator 2015, ku pos Arbër Rexhajt, në cilësinë e dëshmitarëve do të dëgjohen drejtori i arsimit Nexhat Çoçaj dhe mësimdhënësi Bekim Thaçi./kallxo.com/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit