15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë e përdorues të telefonisë mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e parë të vitit 2022 (TM1- 2022).

Sipas këtij raporti numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë (TM1-2022) është 1,732,119 përkatësisht për –12.30% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2021) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2021 numri i përdoruesve është–2.57% me i ultë.

“Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.4% të numrit të popullsisë”, thuhet në raport.
Bie numri i parapaguesve të telefonisë fikse
Sikurse në TM4 2021 edhe në periudhën TM1 2022, ka vazhduar trendi rënës i parapaguesve të telefonisë fikse. Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 4.01% , raporton RTKlive.
Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së .
“Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2017 deri në TM1 2022 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehen ndryshimet ne strukturën e parapaguesve të telefonisë fikse, përkatësisht rënie e vazhdueshme për parapaguesit individualë në raport me parapaguesit e bizneseve”, thuhet në raport.
Ndërsa numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2022 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 370,079 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rënie prej 13,789 parapagues apo 3.59 % në krahasim me TM4 2021, respektivisht një rritje shumë e lehtë prej 1% në krahasim me periudhën TM1 2021. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 124.6%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.38%.
“Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM1 2022 ka arritur në 1 413,164 përdoruesish e që shënon një rënie prej 0.6% krahasuar me TM1 2021 përkatësisht rënie prej rreth 4.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2021. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G”, thuhet në raport.

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

Lajmet e Fundit