9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Arma jo fort sekrete e Izraelit në luftë ndaj virusit: Spiunët e Mossadit

Kur ministri izraelit i Shëndetësisë u kuptua se ishte i infektuar me koronavirus më herët gjatë këtij muaji, të gjithë zyrtarët e nivelit më të lartë që ishin në kontakt të afërt me të u vunë në karantinë, përfshirë edhe njërin që ishte jashtë kësaj kllape: drejtorin e Mossadit, shërbimit të mirënjohur të spiunimit.

Zyrtarë të Mossadit, të cilët ndërlidhen fillimisht me operacionet sekrete jashtë vendit në emër të mbrojtjes së Izraelit, normalisht nuk i takojnë spektrit të shëndetit publik. Kësisoj, izraelitët menjëherë u intriguan. Pse drejtori i Mossadit, Yossi Cohen, një figurë më se e respektuar në vend, do të duhej të ishte në të njëjtën dhomë me ministrin e Shëndetësisë, Yaakov Litzman?

Agjencia e pushtetshme e Cohenit u mësua më pas, kishte qenë thellësisht e përfshirë në luftën e Izraelit kundër virusit dhe ka qenë njëra prej aseteve më të çmuara të vendit në sigurimin e pajisjeve shëndetësore dhe prodhimin e teknologjisë gjetkë, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë dhe të sigurisë në Izrael, raporton NYT, transmeton KOHA.

Në kohën kur shtetet anembanë botës po hahen ashpërsisht për material të kufizuar mbrojtës për pandeminë, po i kthejnë sytë ngado që mund t’u ofrohet ndihmë dhe po i tregojnë muskujt pamëshirshëm.

Izraeli e kalon pikun

Dhe me Mossadin që ka ndarë mendjen se Irani – që po përballet me krizën e vet të koronavirusit – nuk përbën më kërcënim urgjent sigurie, agjencia ka luksin që të merret me emergjencën shëndetësore izraelite, kanë bërë të ditur shumë burime me njohuri për rrjedhat e operacioneve të tij.

Parashikimet fillestare për numrin e të prekurve dhe viktimave nga virusi në Izrael ishin të frikshme, megjithëse tash nuk doli si ishte menduar. Me rreth njëmbëdhjetë mijë raste me virus të konfirmuara dhe me 103 vdekje, Izraeli nuk hyn në mesin e shteteve më të goditura në botë.

“Kulmi i rasteve ka kaluar para dy javësh tashmë, dhe mbase do të zbehet pothuajse krejtësisht brenda dy javësh”, thuhej në një shkrim të publikuar të dielën nga profesori Isaac Ben Israel i Universitetit të Tel-Avivit. Por në fillim të shkurtit, zyrtarët në Qendrën Mjekësore Sheba, spitali më i madh i Izraelit, e kuptuan se u duheshin më shumë ventilatorë dhe materiale mbrojtëse. Gjatë asaj kohe, profesori Yitshak Kreiss, drejtor i përgjithshëm i spitalit, u takua me Cohenin, shefin e Mossadit, në një takim privat, ku ishte edhe një mik i tyre i përbashkët – jo diçka e pazakontë në një vend të vogël, ku figurat e larta të vendit frekuentojnë të njëjtat rrethe shoqërore.

 

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit