36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Arrestohen tre persona për vjedhje në një dyqan të Malishevës

Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë, respektivisht stacioni policor në Malishevë mesnatën e së dielës ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në këtë qytet.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:S. K.-49 vjeçar, F. P.  45 vjeçar dhe 34 vjeçari me inicialet K. H.

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

  • një automjet të tipit Passat
  • para në vlerë 377.76 euro
  • 50 denarë
  • 2 shalle të zinj
  • 2 kapela të zeza
  • 2 palë dorëza pune
  • 2 kaçavida
  • 6 mbushje të telefonit
  • 4 telefona

Personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit