19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Arrestohet një person në Vërmicë, fshehu 700 gramë kokainë nën rrip të pantallonave

Policia e Kosovës ka kapur sot në pikën kufitare në Vërmicë një shtetas të Shqipërisë me 700 gramë kokainë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shtetasit shqiptar i ishte gjetur droga në anën e majtë të barkut, nën rripin e pantallonave.

“Bashkëpunimi aktiv profesional i zyrtarëve të Policisë Kufitare, hetuesve të drejtorisë rajonale në Gjakovë dhe zyrtarëve të Doganës së Kosovës ka rezultuar në ndërmarrjen e masave adekuate që kanë rezultuar në një ndalim dhe kontroll efikas një automjeti dhe personit të dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në vijën e dytë gjatë kontrollimit të personit të dyshuar ( në trup) në anën e majtë të barkut, saktësisht në brez nën rrip të pantallonave gjetën të futur një qorape ngjyr e zezë, ndërsa në të ishte vendosur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me lënde të bardhë të ngurtë që dyshohet si substancë narkotike e llojit Kokainë dhe me disa mbishkrime. Personi i dyshuar menjëherë është arrestuar nga Policia, përderisa njësitet kompetente të antidrogës pas matjes së substancës narkotike kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë narkotike me peshë prej 736.20 g. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore”, raporton Policia e Kosovës.

Më Shumë

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

Lajmet e Fundit