17.6 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Ashpërsohen masat për mësimdhënësit e kurseve në Prizren

Gjimnazi Gjon BuzukuDrejtoria komunale e arsimit në Prizren i ka ashpërsuar masat ndaj atyre mësimdhënësve që organizojnë kurse në lëndët e ndryshme dhe i obligojnë në njëfarë forme nxënësit, që t””i ndjekin ato për përfitime materiale.

Drejtori komunalë i arsimit, Nexhat Çoçaj thotë se vendimi është përkrahur nga Ministria e Arsimit dhe inspektorët komunalë, të cilët nga data 20 e këtij muaji kanë dalë në terren dhe po hetojnë objektet në fjalë. Nërkohë nxënësit pranojnë se janë të obliguar t””i ndjekin kurset nga mësimdhënësit e tyre.

Janë rreth 23 mësimdhënës për të cilët dyshon Drejtoria komunale e arsimit se po mbajnë kurse me pagesë në lëndët e matematikës, gjuhës angleze asaj gjermane por edhe të tjera, aty ku nxënësit kanë ngecje.

Çoçaj thotë prerazi se ndaj atyre që nuk e rrespektojnë vendimin e MASHT-it do të merren masa që parasheh ligji. Sipas tij, inspektorët nga data 20 e këtij muaji janë në terren dhe po i hetojnë objektet ku po organizohen kurset. Ai tregon se tashmë është formuar edhe task-forca,shkruan rtk.

Çoçaj pranon se ky akt i mësimdhënësve po e dëmton edhe procesin mësimor, pasi që ata përgatiten në të shumtën e rasteve për mbajtjen e orëve të kurseve e jo orëve të mësimit.

“Nëpër klasë ka dallime, ata që i ndjekin kurset te mësimdhënësit e tyre u vihet notë më e lartë e ata që nuk shkojnë marrin nota të ulëta”, thotë drejtori komunalë i arsimit.

Ai pohon se ky fenomen më së shumti është i pranishëm te Shkollat e mesme, duke mos anashkaluar edhe ato fillore. Sipas tij, janë disa institucione të licencuara nga MASHT-i që kanë të drejtën e organizimit të kurseve, por jo edhe personat individual, në këtë rast mësimdhënësit që edhe në të shumtën e rasteve kushtëzojnë nxënësit.

Çoçaj thotë se masa e parë ndaj tyre është pezullimi nga puna.

Më Shumë

Ndërprerje me furnizim me ujë në disa lagje të Prizrenit pas reshjeve të dendura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të ujit, është shkaktuar turbullim...

Rahoveci 029 sfidon Prishtinën sonte në “Mizahir Isma”

Sonte nga ora 19:00, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të presë përballjen e xhiros së tretë të Superligës, ku Rahoveci 029 do të...

Lajmet e Fundit