Sot në Bruksel prapë për energjinë

Edita tahiri ne pzEdhe sot në Bruksel grupet punuese në kuadër të dialogut me Serbinë do të diskutojnë për çështjet energjetike. Kosovën e përfaqëson zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu.Temë qendrore e takimeve do të jetë çështja e përshpejtimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë, të arritur më 8 shtator 2014.

Në këtë kuadër do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me rrumbullakimin e Planit Aksional si dokument që përmban udhërrëfyesin e veprimeve dhe afateve për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

Deri më tani palët nuk kanë arritur përafrim qëndrimesh rreth kontrollit të nënstacionit në Vallaq si dhe operatorit privat që do të furnizoj me energji veriun e Kosovës.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit