Alarmon Avdyli: Ekstremistët serbë po u kërkojnë vozitësve serbë me targa RKS të kenë shenjë dalluese

Deputeti i Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka apeluar për kujdes qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin në rrugët e Serbisë me targa RKS.

Avdyli, theksoi se grupet ekstremiste serbe u kanë bërë apel vozitëse serbë me targa RKS që të vendosin shenja dalluese.

Sipas tij, qëllimi i tyre është që t’i sulmojnë veturat me targa RKS.

“Kujdes: Nëpër rrjetet sociale Serbe, grupet ekstremiste Serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi jam me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovar me perkatësi Serbe , të vendosin shenja dalluese në makina e tyre si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serb”, shkroi Avdyli.

“Si duket qëllimi i tyre i errët është që ti sulmojnë makinat me targa RKS. Prandaj APELOJ qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar”.

“Të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civil, dhe të mos ndalin makinat nese sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave. Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremist Serb prandaj duhet vëmendje”.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit