18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Avioni ushtarak britanik në Prishtinë, Vulin merr një përgjigje nga Presidenca

Avioni ushtarak britanik, që ateroi në Prishtinë javën e kaluar, nuk ka kaluar pa komente të zyrtarëve serbë. Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, u ka kthyer një përgjigje.

Të premten, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Por, zyrtarët serbë pretendojnë se Mbretëria e Bashkuar i është vënë pas armatosjes së Kosovës.

Vela nga Presidenca ka shpërndarë një deklaratë të ministrit serb, Aleksandër Vulin, e mbi të ka vendosur edhe një mbishkrim.

Sipas Velës, tre bashkëpunëtorët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq; Ana Bërnabiq, Aleksandër Vulin dhe Nebojsha Stefanoviq “po garojnë se kush do të bëjë deklaratat më idiote, kështu që ata do të vërehen nga Vuciqi dhe do ta sigurojnë një vend në qeverinë e re.

Në mediat serbe, të cilat i kontrollon Vuçiqi, është raportuar se Presidenti serb do t’i drejtohet kryeministrit britanik, Boris Johnson, pas aterimit te avionit britanik në Prishtinë.

 

 

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit