Ballkani njofton largimin e Korenicës

Ballkani ka njoftuar largimin e futbollistit të saj, Meriton Korenica. Kampioni aktual e ka përshkruar futbollistin si model për të cilin dera e klubit do të mbetet gjithmonë e hapur.

 

“Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica.

Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub.

Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty”, ka shkruar Ballkani.

“Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde.

Mirupafshim kampion”.

Korenica ishte element i rëndësishëm i Ballkanit dhe një protagonist kyç në suksesin e skuadrës që ka kulmuar me pjesëmarrje në Conference League për dy herë radhazi. Klubi suharekas nuk e ka përmendur, por siç është thënë futbollisti do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Rahovecasi së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e shtatorit të vlefshme për Euro 2024.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit