Lojtaret më të dalluara të xhiros së dytë në Superligën Femrat

Fundjava që lamë pas ka sjellur super ndeshje në kuadër të Supërligës Femrat. Bashkimi, Penza e Junior 06 janë skuadrat që shënuan fitore këtë javë.

Bashkimi arriti të triumfoj ndaj Peja 03 me rezultat 62:51, për këtë fitore, lojë fantastike pati qendra vendore njëkohësisht kapitenia Aulona Muhadri me 13 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime e cila u asistua nga Dana Thompson e cila shtoi edhe 15 pikë dhe pati edhe 6 kërcime.

Fitore mjaftë të rëndësishme shënuan edhe çikat e Penzes në ndeshjen ndaj Prishtinës e cila u mbyll me rezultat 80:86.

Dy lojtaret më të dalluarat tek Penza ishin Joyner Jasmine me 30 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime si dhe Saranda Daci me 15 pikë, 13 kërcime dhe 7 asistime.

Xhiro e dytë e Superligës Femrat u mbyll me ndeshjen Trepça-Junior 06 Moni Bau, ku këta të fundit triumfuan në udhëtim me rezultat 64:70.

Për Junior 06 Moni Bau u dallua Tanyia Gordon-me 20 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime.

Bashkimi e Penza kanë nga dy fitore, Peja 03 dhe Junior 06 Moni Bau kanë një fitore, një humbje kurse Prishtina dhe Trepça në dy ndeshjet e zhvilluara kanë regjistruar dy humbje.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Lajmet e Fundit