Prizreni nderohet me çmim ndërkombëtar

Komuna e Prizrenit ka fituar çmimin e artë “GlobalLocal” për krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e ndërmarrësisë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Budvë, ku në emër të kryetarit Shaqir Totaj, çmimi u pranua nga drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri.

Ky çmim jepet nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik Perspektive, me mbështetjen e Kongresit Botëror të Ndërmarrësisë, dhe vlerëson institucionet që kanë krijuar kushte të mira për zhvillimin ekonomik. Komuna e Prizrenit triumfoi në konkurrencë me 89 kandidatë nga vende si Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Serbia.

Kryetari Shaqir Totaj, duke e komentuar suksesin, theksoi: “Çmime dhe mirënjohje të tilla në skenën ndërkombëtare janë motivim për të krijuar një klimë edhe më të favorshme për zhvillimin ekonomik”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit