17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ban Ki Moon kërkon krijimin e Gjykatës Speciale

BanKiMoonSekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ta funksionalizojnë Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton rtk.

Në raportin e tij të fundit mbi situatën në Kosovë, gjatë periudhës 16 prill-15 korrik, Ban Ki-moon flet edhe për situatën politike në vend, veçmas në veri të Mitrovicës pas ngritjes së tensioneve shkaku i ndërtimit të “Parkut të paqes” mbi urën e lumit Ibër.

Megjithëse zyrtarë të OKB-së kanë thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet mbi raportin, do të mbahet më 25 gusht, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se ende nuk ka një datë zyrtare.

Raportit prej 26 faqeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i janë bashkëngjitur edhe dy aneks raporte. Bëhet fjalë për raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, mbi aktivitetet e misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe raportin e kryeprokurorit Clint Williamson për hetimet e kryera nga Task Forca Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Lajmet e Fundit