17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Banorët e Krushës kanë pak shpresa nga Rashka

Krusha e Vogel-banoretLajmi për gjetjen e mbetjeve mortore në Rudnicë të Rashkës nuk i ka entuziazmuar shumë banorët e Krushës së Vogël. Fshati, në të cilin ishin vrarë 113 persona, ende nuk di për fatin e 86 banorëve, të cilët ende rezultojnë të pagjetur.

Gani Zylfiu, nga shoqata e të pagjeturve, ka pak shpresë që dikush nga Krusha të gjendet në Rashkë, por i vjen mirë që, të paktën, familje të shumta do të përfundojnë pritjen e stërzgjatur. Për masakrën në Krushë të Vogël, të ndodhur në ditët e fundit të marsit të vitit 1999, EULEX-i kishte hapur hetimet vitin e kaluar, ndërsa banorët janë në pritje të rezultateve. Për gjetjet e mbetjeve në komunën e Rashkës, e para lajmin e kishte marrë gruaja-simbol i kërkesës së vazhdueshme për të zbardhur fatin e të pagjeturve të luftës, Nysrete Kumnova, transmeton KTV.

Ajo e ka vlerësuar si një lajm të rëndësishëm, që mund t’i hapë rrugë ndriçimit të fatit edhe të personave të tjerë, derisa shton se qeveria, në asnjë rast nuk ka bërë presion të mjaftueshëm te autoritetet serbe për këtë gjë. Kosova, nga lufta e fundit, ka edhe mbi 1700 persona të pagjetur, ndërsa në Rudnicë të Rashkës, besohet se mund të merret vesh për 250 deri në 400 viktima.

Më Shumë

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima...

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Ai...

Lajmet e Fundit