17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Banorët e Xërxës kundër hidrocentralit në lumin Drini i Bardhë

Ura e ShenjtëNdërtimi i një hidrocentrali për prodhimin e energjisë elektrike te Ura e Shenjtë, përkatësisht te penda e lumit Drini i Bardhë nga kompania “Edelweiss Energy”, ka nxitur reagime të banorëve të fshatit Xërxë të Rahovecit, të cilët me një reagim drejtuar Komunës e kanë kundërshtuar këtë projekt.

Sipas tyre, me një ndërtim të tillë do të degradohet ambienti. Dhe do të dëmtohet kanioni i Drinit të Bardhë. ”Ka kohë që ne kërkojmë rregullimin e shtratit për të mos i humbur bukuritë e rrjedhës së ujit të këtij lumi. Të ngremë zërin dhe brezat që vijnë të mos na mallkojnë për një degradim të paparë. Kërkojmë nga të gjitha instancat shtetërore,shoqëri civile që të ngrenë zërin e arsyes për mbrojtjen e kësaj vlere kombëtare”,thuhet në reagimin e tyre, raporton Koha Ditore.

Banorët kanë thënë se nuk janë kundër zhvillimit industrial, por hidrocentrali mund të ndërtohet 500 metra poshtë pendës së këtij lumi, ku nuk degradohet kompleksi dhe dëmet do të jenë më të vogla.

”Mendojmë dhe shpresojmë se kërkesa jonë do të hasë në mirëkuptim nga njerëzit e arsyes dhe ata që e duan ardhmërinë”,shkruan, ndër të tjera, reagim i firmosur nga kryetari fshatit Xërxë, Kapllan Gashi.

Drejtori i Urbanizmit, Fehmi Hoxha,thotë se më 27.11.2012, ish-drejtori i këtij dikasteri i ka dhënë pëlqimin në parim kompanisë, por ka mohuar të ketë dijeni nëse kompania ka marrë një aprovim nga Ministria e Mjedisit.

Ndërkaq në MMPH e kanë konfirmuar pranimin e pëlqimit nga kjo e fundit. Sipas Fadil Maxhunit, shef i Zyrës për marrëdhënie me publikun, MMPH-ja pas kërkesës së “Edelweiss Energy për leje ujore, më datë 19.06.2013, aprovon kërkesën për leje ujore për shfrytëzimin e ujit për HC “Ura e Shenjtë” të tipit digë, me kapacitet instalues prej 6.5 MW.

“Për të ndërtuar digën dhe objektin e HC do të bëhen gërmime në thellësi 8 deri 12 metra. Në ndërtesën prej 330 m2 do të vendosen 4 turbina agregati,ku kapaciteti i çdo agregati është 21 më (3 turbina nga 2.1 mw, kurse 1 prej 2.2 mw). Me ndërtimin e këtij objekti do të bëhet reduktimi i humbjeve teknike në transmetim për rajonin dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët”, bëhet e ditur në raport, sipas të cilit ndikimi mjedisor gjatë fazës së funksionimit të HC pothuaj nuk do të ekzistojë, përpos ndikimeve në zvogëlimin e sasisë së ujit të lumit.

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit