16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Barcelona futet në lojë për Mbappe-n

Pavarësisht problemeve financiare, Barcelona dëshiron të surprizojë në merkaton e ardhshme verore dhe të nënshkruajë me Kylian Mbappe. Ky është lajmi bombastik që gazeta katalanase “Mundo Deportivo” raporton këtë të mërkurë.

Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi francez i Paris Saint-Germain nuk po kalon momentin e tij më të mirë, siç u pa pas humbjes në finalen e Botërorit në Katar ndaj Argjentinës.

Pikërisht ajo disfatë ndaj Lionel Messi-t , partnerit të tij në “Parc des Princes” mund të jetë vendimtare në strategjinë e Barçës. Dhe Nasser Al-Khelaifi tashmë ka një marrëveshje parimore me Jorge Messi-n, babain e Leos, për të vazhduar kontratën e tij, e cila përfundon më 30 qershor.

Deri më tani, destinacioni i preferuar i sulmuesit francez dukej se ishte Real Madrid-i. Por, në “Santiago Bernabeu”, Mbappe po konsiderohet si një nënshkrim i pakëndshëm, duke qenë se ai ishte pranë tyre në verën e kaluar, por në fund zgjodhi parat e majme që i erdhën nga kontrata e re me PSG-në.

Barça ka ditur të lëvizë mirë dhe gjithashtu ka “çaktivizuar” çdo tentativ të mundshëme të Florentino Perez-it (Presidenti i Real Madrid) për të rifilluar nënshkrimin, duke i ofruar atij që kompania e tij, “ACS”, të jetë përgjegjëse për punimet e rimodelimit në “Camp Nou” në kuadër të projektit Espai Barça.

Natyrisht, përmes një filiali të huaj që të mos ketë lidhje direkte me Florentino-n. Me këtë të fundit që e ka bekuar këtë biznes pas një takimi me Laporta-n në restorantin prestigjioz “Es Fum” në Palma de Mallorca.

Falë projektit të Superligës, Laporta dhe Perez kanë një marrëdhënie të mirë.

Vetë Mbappe, i cili është ndjerë i sulmuar fort në mediat sociale nga shumë tifozë madrilenë ka vendosur që është më mirë të nënshkruajë për Barçën. Ai as nuk dëshiron të ndajë dhomën e zhveshjes me një lojtar që askush nuk e dëshironte në skuadrën e “Gjelave”, Karim Benzema.

Gjithçka është e llogaritur në karrierën e Mbappe-së dhe ai e di se te Barça, me një Lewandowski 34-vjeçar, ka shumë vite për të qenë lideri i skuadrës.

Përveç kësaj, duke qenë se dëshiron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, Mbappe beson se të luash një sezon në stadiumin “Montjuic”, ndërkohë që “Camp Nou” po rimodelohet, do të jetë një mundësi e përsosur.

Barçën e ndihmon që, pas rinovimit të fundit, Mbappe përfshiu një klauzolë në kontratën e tij, ku ai mund të largohej nga PSG sipas dëshirës për sa kohë që kishte arsye bindëse.

Zemërimi i tij me gjithçka argjentinase që përfaqëson Messi është justifikimi i përsosur. Largimi i Kylian nga PSG mund të kryhet me futjen në operacion të Ousmane Dembele.

Në të gjithë këtë operacion Mbappe-Barça ka patur edhe një “kumbar” që ka lobuar në favor të klubit nga La Liga, politikani katalanas Manuel Valls.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit