9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Barcelonës pa yllin spanjoll në ndeshjen vendimtare përballë Bayern

Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës në ndeshjen vendimtare të klubit katalunas përballë Bayern-it.

Katalunasit luajnë kualifikimin të mërkurën, duke rrezikuar seriozisht rënien në Europa League.

Pas pesë ndeshjeve në grup, Barcelona ka shtatë pikë kurse Benfica ka pesë.

Mirëpo, ndeshja e fundit është shumë e vështirë për katalunasit.

Ata udhëtojnë në Munich, për t’u përballur me makthin e tyre të viteve të fundit, Bayern-i.

Barcelona në këtë ndeshje vjen tërësisht jashtë forme, dhe me një ekip të përgjysmuar nga lëndimet.

Dhe, pikërisht lëndimet, e kanë bërë që Barcelona të jetë në këtë ndeshje edhe pa yllin Ansu Fati.

Fati u lëndua përballë Celta Vigo-s muajin që shkoi, dhe që nga ajo kohë nuk ka arritur të rikuperohet.

Duke marrë parasysh që Benfica luan si vendase, atëherë Barcelona ose duhet të fitojë në “Allianz Arena” ose të shpresojë te dështimi i portugezëve.

Se çfarë do të ndodhë, do të kuptohet të mërkuren..

/Albanianpost.com

Më Shumë

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin...

Lajmet e Fundit