31.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Bashkim hekurudhor me Shqipërinë

Behxhjet pacolliBehxhet Pacolli ka një ide fikse në thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, atë të projektimit të një rruge hekurudhore Tiranë-Prishtinë. Po ashtu, propozon krijimin e një holding’u të përbashkët për bashkëpunim të të gjitha sferat.

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ktheu në realitet një ëndërr të të gjithë shqiptarëve.

Tani, sipas tij, u hap mundësia për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat

“Atëherë dukej pak si ëndërr por kjo ëndërr u kthye në ide fikse, dhe sot më duke se ka ardhur koha e kësaj ideje”.

Pacolli tha se takimi ka qenë krejtësisht ekonomik.

Ai deklaroi për lajmi.net se kemi nevojë për krijimin e një holding’u të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim të sferave të ndryshme.

“Unë besoj se qëllimi i këtij unioni, ta quajmë ashtu, është krejtësisht ekonomik, për arsye se politikisht ne nuk kemi çfarë të bëjmë, e dimë ideologjinë tonë, është shumë e njohur dhe s’ka nevojë për komente”.

“Sa i përket bashkimit ekonomik, gjegjësisht krijimit të një fushe të gjerë të veprimit ekonomik, sot më duket se janë vënë themelet e kësaj dhe do të doja që ky dokument që tani shihet si i përgjithshëm në konferencën apo mitingun e ardhshëm të ketë edhe projekte që kanë një emër dhe një mbiemër”.

“Unë jam për gjëra konkrete dhe sigurisht, jam i kënaqur me rezultatet e kësaj mbledhje”.

“Është edhe një ide fikse e imja dhe besoj se edhe ajo do të bëhet realitet, që kombi ynë të ketë holding kombëtar, të ketë një holding të përbashkët energjetik kombëtar, të ketë një holding të përbashkët të hekurudhave shqiptare, të formohet një sigurim social dhe shëndetësorë kombëtar që do të vazhdojë atje dhe këtu, që të krijohet një qendër medicinale kombëtare, vendi është tani Kukësi, ku është edhe aeroporti, është edhe rruga”.

“Dhe, një qendër kërkimore në fushën e shëndetësisë, po ashtu mos të harrojmë se ne duhet të punojmë në mënyrë intensive pa u ndalë edhe me sinkronizimin e punëve ndërkombëtare, që këto ligje të lehta që e shërbejnë Kosovën, dhe sektorët ekonomike dhe të gjithat të punojmë në harmonizimin e idesë së lëvizjes së lirë”.

“E them këtë vërtetë të lirë të kuadrove, pa pasur nevojë që të ndalemi në kufi dhe ato të jenë jo vetëm për një shtet por për të gjithë kombin shqiptar”.

Pacolli është shprehur konkret sa i përket bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. Ai ka përmendur për lajmi.net bashkimin hekurudhor, që do të thotë një ide për të ndërtuar një linjë hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

“Një shtet në shekullin 21 pa hekurudha nuk është shtet i përkryer. Ideja ime është që bashkë me faktorin privat, që ata janë sot të bindur, që të krijohet infrastruktura rrugore hekurudhore, në çdo cep të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ajo të jetë një ndërtim i përbashkët i kompanive rrugore të cilat do të fuqizohen normalisht me kilometrat shtesë që do të shtohen me kilometrat e rrugëve hekurudhore në çdo kohë”.

Më Shumë

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Prizren: Gjuan me armë në aheng familjar, ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës njofton se sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna...

Lajmet e Fundit