4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Bashkimi vetëm një fitore larg titullit

Bashkimi e ka shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Sigal Prishtinës në serinë finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës. Pas fitores në kryeqytet (84:81), prizrenasit sonte fituan me shifrat 97:80 dhe tani kanë nevojë vetëm edhe për një fitore për ta fituar titullin e kampionit, i pari në periudhën e pasluftës. Mikaile Tmusic me 31 pikë ishte i pandashëm në radhët e vendësve, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Aaron Moss (21) e Vincent Zollo (15). Ndërsa, te Sigal Prishtina sonte u dallua Alban Veseli me 27 pikë, Filip Bundoviq i shënoi 15, ndërsa kapiteni Edmond Azemi 14 sosh.

Ndeshja e sotme është karakterizuar me rivalitet, me nervozizëm, me rikthime në rezultat  dhe me shumë gabime teknike, sidomos te Sigal Prishtina. Mysafirët vetëm një herë u gjendën në epërsi (42:40), por mikpritësit u kundërpërgjigjën me sukses dhe në pushim shkuan me dhjetë pikë dallim 52:42. Fillimi i pjesës së dytë u takoi udhëtuesve, të cilët u afruan në vetëm një pikë, 56:55, por kjo ishte e tëra që e arritën në ndeshjen e sotme, pasi deri në fund prizrenasit dominuan plotësisht dhe iu gëzuan fitores së dytë me radhë.

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit