5.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Asnjë i dyshuar edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta sigurojnë asnjë provë, e cila do të dërgonte te zbardhja e vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës. Prokuroria Themelore e Gjakovës edhe pas intervistimit të disahershëm të dëshmitarëve nuk ka arritur ta identifikojë ndonjë të dyshuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”

As katër vjet nga vrasja e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista, organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta identifikojnë asnjë të dyshuar.

Vrasja e Pistës ishte bërë në natën e 15 qershorit të vitit 2014, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, ku ai kishte dalë më i votuari i PDK-së, pas kreut të kësaj partie në atë kohë Hashim Thaçit, në komunën e Rahovecit, shkruan më tutje “Zëri”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila është duke e hetuar këtë rast, nuk ka arritur ende të gjejë ndonjë provë, e cila do të dërgonte në përfundimin e misterit të vrasjes së Pistës.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Uka, i cili është duke e hetuar këtë rast, i ka thënë gazetës “Zëri” se edhe pse kanë intervistuar secilin person të mundshëm që në çfarëdo mënyre ka qenë i lidhur me Pistën, nuk kanë arritur ende të sigurojnë ndonjë detaj që do t’i dërgonte te zbardhja e vrasjes.

“Njëherë për njëherë ende asgjë s’ka. Kemi intervistuar çdo dëshmitar të mundshëm, nganjëherë kemi urdhëruar që dëshmitarët të intervistohen nga dy herë në Polici, por prapë nuk kemi arritur të zbulojmë diçka që do të dërgonte te ndonjë i dyshuar”, është shprehur prokurori Uka…

Më Shumë

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit