19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Bastisje në “Kobra City”

Policia ka “zbarkuar” në lokalin “Kobra City”.

Aty Njësia e Krimeve të Rënda po kryen bastisje për gjetjen e provave lidhur me rastin ku pas një incidenti mbeti i vdekur një 31 -vjeçar nga Kukësi, Visart Cengu.

Në aksionin e organeve të rendit janë bastisur disa lokacione në mes të cilave edhe shtëpitë e të dyshuarve.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga togeri Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar tjetër, përveç atyre gjashtë që u arrestuan të martën.

Ndaj të dyshuarit kryesor Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Kroaci: 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës...

Lajmet e Fundit