12.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Nëntor, 2021

Bëj o çfarë të duash!

Artan Fugo

Ka dy mënyra për t’u sjellë me qytetarin.

E para është që shërbimet e agjencive publike të përkujdesen për hallet e qytetarëve dhe t’u japin mundësinë atyre të zgjidhin hallet dhe plotësojnë nevojat që kanë.

E dyta, gjoja në emër të një liberalizmi idiot, qytetari lihet si udhëtari që ka humbur rrugën në pyll, shoqëria sheh interesin e vet, qytetarit shërbimet publike i thonë: Bëj o ç’a të duash, pse unë do të merrem me ty?

Duke parë në Selanik për ndonjë parking makine, gjeta se aty nga qendra mijëra metra katrorë ishin parking në mes qytetit, anash bregut të detit, për të mos thënë ndërtesa disakatëshe të destinuara për parkim të mijëra veturave në nivel lagjesh. Plot vende për parking. Këtë kam venë re gjithashtu në Frankfurt, Berlin, Shkup, kurse në Tiranë është më keq se të parkosh në vende turistike me famë botërore si Piza, Firence etj. Sapo e parkon veturën në ndonjë cep ngrehine gjysmë të shkatërruar, pas pesë minutash e ke gjobën te dritarja e makinës.

Ku ta parkoj mo?

Parkoje ku të duash, ç’më duhet mua, të rras gjobën dhe kaq!

Vërtitet makina e gjobave si në lojërat elektronike me djegie kundërshtarësh.

Ta rrasa!

Për të derdhur plehrat çdo mëngjes më duhet që çdo ditë të bëj rrugën me thesin në dorë nja treqind metra së paku për të dalë në rrugë të madhe, te koshat e rrugës Myslym Shyri.

Ku t’i derdh plehrat mo?

Ik o gremisu, hapi sytë, atje i ke koshat, mos do t’i sjellim buzë pallatit?

Kur mendon që në qytete të mëdha jashtë vendit ke kosha në çdo hyrje pallati, lëre në lagjet me shtëpira personale ku çdo portë shtëpie ka koshin

Bëj o çfarë të duash, përton ti të bësh nja katërqind metra për të hedhur mbeturinat? Se mos ke punë tjetër!

Çfarë mo çfarë, uji nuk është i pijshëm? Nuk ka matje të përmuajshme të komunikuara për gjendjen e ujit banorëve?

Ik o bleje? Nuk ke lekë? Bëj o çfarë të duash pse me ty do të merremi ne?

Bëj o çfarë të duash?

Do të ikësh nga Shqipëria, të lësh nacionalitetin, të emigrosh?

Bëj o çfarë të duash, pse ne do të të interesohemi: Ore çfarë halli ke që ikën?

Ke dyqan buzë rrugës? E o mirë, merr lejen dhe hap biznes. Bëj o çfarë të duash! Po prit ore se këtu në njëqind metra ka 30 floktore, 40 farmaci, 700 fruta – perime! Kush do të shes më parë?

Ik o budalla, akoma komunist mbete! Jemi treg i lirë! Hapet biznesi brenda një minute, online, më pas bëj o ç’a të duash!

Ne do ta rregullojmë këtë?

Çfarë mo? Rruga e hapur të pengon të shkosh në punë!!! Ik o hajvan! Bëj o çfarë të duash, mos do të jap edhe qumësht me biberon?

Nuk e kupton se është ekonomi tregu o derdimen? Jemi shoqëri e lirë, bëj ç’a të duash, unë të rras gjobën, kaq!

Ta rrasa po të them!

Më Shumë

Buffon takon idhullin e tij, nuk e besoni se kush është

Edhe legjenda si Gianluigi Buffon kanë idhujt e tyre. Super Gigi ka patur mundësinë të takojë Thomas N’Kono, ish-portier i Kamerunit dhe mes protagonistëve...

Begaj uron Kastratin: Jam i lumtur që po e lë komunën në duar të sigurta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e...

Diferenca e votave mes Totajt dhe Haskukës në Prizren është 1,075 vota

Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës doli i parë nga raundi i dytë i zgjedhjeve në qytetin e Prizrenit. Pas katër vjetëve, Mytaher Haskuka...

Prizren:Vrasja për 20 euro borxh, vëllai i të akuzuarit sillet në Gjykatë i shoqëruar nga Njësia Speciale

Eksperti i mjekësisë ligjore, Musa Gashi tha se trupin e të ndjerit Sh.K e kanë përshkuar 6 predha dhe se në trup të të...

Familja për gjashtë javë ruajti trupin e pajetë të artistes japoneze në dhomë, ata i raportoi një farmaciste pasi kundërmonin si “kufoma”

Një familje me prejardhje nga Japonia që fillimisht u akuzua pasi që për tri jave fshehu “mbetjet” e një anëtari të vdekur të familjes...

Hapet qendra më e madhe e votimit në Prizren

Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave. Në 21 komuna janë 42...

“Grevë tri javore”, paralajmërimi i Jasharajt për Qeverinë

“Grevë tri javore”, paralajmërimi i Jasharajt për Qeverinë Në Kosovë protestat kohët e fundit janë bërë të shpeshta. Ato po përdoren për të shprehur pakënaqësitë,...

Gazetari amerikan dënohet me 11 vjet burg në Mianmar

Një gjykatë ushtarake ka dënuar gazetarin amerikan, Danny Fenster me 11 vjet burg. Fenster, një 37-vjeçar nga Detroit, Michigan, është arrestuar në Mianmar për më...

Një muaj paraburgim personit që sulmoi profesorin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.11.2021 dhe mund...

Përplasen vëzhguesit e VV-së në Prizren me ata të PDK-së

  Vëzhguesit e VV-së janë në një qendër votimi në Prizren, janë përplasur me ata të PDK-së. Vëzhguesi i VV-së, Veton Perolli ka treguar për Klan...

Steven Gerrard, trajner i ri i Aston Villas

Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Steven Gerrard si trajner të ri të skuadrës. Aston Villa e ka shkarkuar Dean Smith të...

Sipas KQZ-së, Haskuka prin kundër Totajt

KQZ vazhdon të proceson votat e numëruara në Prizren. Kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka, po prin ndaj kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj. Haskuka 23.716 vota Totaj 23.238...

Vrasja për 20 euro borxh në Suharekë: Dëshmitari thotë se i ndjeri e shau dhe nuk e përshëndeti të akuzuarin

Dëshmitari Leotrim Aliaj deklaroi se tani i ndjeri Sh.K nuk ia kishte dhënë dorën për ta përshëndetur të akuzuarin Sylejman Ahmeti dhe pas kësaj...

Avdyli: Koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029

Deputeti i Listës ‘Guxo’ që vepron në Grupin Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli ka komentuar rezultatin e balotazhit në zgjedhjet lokale. Në një shkrim në...

Kurti: UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur rajoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për hapjen e “arkivave të UÇK-së”. Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur...

Video e rrallë: Kështu dukej Prizreni para 50 vitesh

Një video nga Prizreni i vitit 1971 po qarkulllon nëpër rrjete sociale. Përmes këtyre pamjeve, tregohet se si ka qenë qyteti para 50 vitesh,...

Lajmet e Fundit