13.8 C
Prizren
E diel, 15 Shtator, 2024

Berisha: Armët do t’i mbajmë deri me 3 nëntor

Zafir berisha 123Kryetari aktual i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, njëherësh edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka munguar në debatin e zhvilluar në Radio Televizionin 21 (RTV 21), për të parin e Prizrenit.

Mungesën e Ramadan Mujës në debatin e sontëm, kandidati i BD-së, Zafir Berisha, e ka cilësuar si gjest jo burrëror.

Berisha ndër të tjera ka deklaruar se abuzimi i cili është bërë në të kaluarën, me vjedhjen e votës, e bën normale bartjen e armëve nëpër qytet.

“Jeni duke mendu që në Suedi jeni duke organizuar zgjedhjet. Kur je i detyruar duhet të bartet arma”, ka theksuar Berisha.

Kandidatët për të parin e Prizrenit, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kanë premtuar zhvillimin e aspektit kulturor dhe historik të Prizrenit,transmeton Telegrafi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka premtuar se do të zgjidh problemin e ujit të pijes në Prizren.

“Në kohën kur unë kam qenë kryetar i Prizrenit, qyteti nuk ka vuajtur për ujin e pijes. Sado qe te zgjerohet Prizreni, unë premtoj se Prizreni nuk do të ketë problem me ujin e pijes”, ka pohuar Kryeziu.

Më Shumë

AKP shpall për qiradhënie 72 prona në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 228 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës.   Ndërkaq, në rajonin e...

Tashmë është zyrtare, SHBA prezanton trajnerin e ri, do t’i udhëheq në Botëror

Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Mauricio Pochettino është trajneri i ri i përfaqësueses së SHBA-s. Ish trajneri i Tottenham, PSG e Chelsea, pranoi...

Lajmet e Fundit