24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Bisha përtej gardhit

Gëzim Ajgeraj

Përtej gardhit
përsëri dëgjohet
krrokama e korbit
me sqepin e përgjakur
e kokardën e mortit
mbi kokë

E ushqyer
me artin e krimit
ndër brezni
se si s’u ngop
me gjakun e fqinjit të vet
bisha e zezë

Ka njëqind vjet
që me mort
çukat kokave dardane
e me krimin ikën veriut të zi

Medet
ç’bishë o Zot!
Na i rri kokave gati
atje tej gardhi

Më Shumë

Lajmet e Fundit